Një urë e shembur në fshatin Rragam të njësisë Guri Zi në Shkodër ka lënë të bllokuar afro 400 banorë të disa fshatrave atje, disa turistë gjerman si dhe ai aks shërben edhe për dy diga të rëndësisë së veçantë. Turistët gjerman shprehen të shqetësuar pasi automjeti që kanë marrë me qera ka mbetur i bllokuar në fshatin Rragam ndërsa duhet të rikthehen në Gjermani.

Të bllokuar për momentin janë banorët e fshtarave Rragam, Vilzë, Gjoç dhe një pjesë e njësisë Shllak të Vau Dejësit. Ky aks është i vetmi për të shkuar drejt dy digave të rëndësisë së veçantë. Përmes një komunikimi njësia Gur i Zi, pjesë e bashkisë Shkodër sqaron se në bashkëpunim me banorët pritet të nisë puna për hapjen e një rruge alternative pasi ura kërkon shumë kohë për riparimin e saj ndërsa është ngritur një komision për të bërë të mundur vlerën e dëmit të shkaktuar.

 

Artikulli paraprakTETORI ROZË, NXËNËSIT FUSHATË NDËRGJEGJËSUESE
Artikulli tjetërAMBASADORI AUSTRIAK: RRUGA NË BE DUKE ZBATUAR REFORMAT