Ministria e Mbrojtjes, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, ka reaguar sonte për shembjen e një karburanti, me pasojë një të vdekur në Shkodër.
Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet këtij reagimi, apelon ndaj pronarëve të banesave e bizneseve, me çati problematike, të mbuluara nga bora, që ti pastrojnë ato.
“Ministria e Mbrojtjes, permes Drejtorise se Pergjithshme te Emergjencave Civile duke marre shkas nga ngjarje e rende e mbremjes se sotme ne qytetin e Shkodres,
iu ben thirrje te gjithe subjekteve private, banoreve dhe qytetareve, ne te gjitha zonat e prekur nga debora, te cilet disponojne banesa ose biznese te mbuluara me çati jo rezistente, ose te papershtatshme me mbajtjen e peshes se debores,
te marrin masa te menjehereshme per pastrimin e tyre me qellim parandalimin e ngjarjeje te tilla tragjike”, thuhet në reagimin e misntrisë së Mbrojtjes.