Më lidhje me shembjen e kullës së Prek Calit ka reaguar edhe bashkia e Malësisë së Madhe. N
ë një deklaratë për mediat, bashkia thotë se çështje po politizohet. “Askush nuk mund të ndërtojë pa leje, qoftë në emër të të gjallëve apo qoftë të të vdekurve me emër”, thuhet në reagimin e bashkisë.
Reagimi i Bashkisë Malësi e Madhe
Politizimi i prishjes së një ndërtimi pa leje është për të ardhur keq. Askush nuk mund të ndërtojë pa leje, qoftë në emër të të gjallëve apo qoftë të të vdekurve me emër. Bashkia nuk ka pasur asnjë kërkesë për këtë ndërtim , që do të kishte qenë mëse e gatshme ta shqyrtonte e ta mbështeste. Kjo vlente për dje, kjo vlen për sot, kjo vlen për nesër. Cilido që kërkon të investojë privatisht për të nderuar historinë, traditat, figurat e Malësisë së Madhe e ka derën e hapur.
Por askush nuk mund të përdorë historinë, traditat, figurat tona me filozofinë e dalë boje të tokës së xanun. Kjo është e vërteta, të tjerat janë lojra e tymnaja politike nën nivelin e bisedës ku përfshihen malësorët.