Ka shkuar në 23 numri viktimave pas shëmbjes së një mbikalimi në ndërtim, në Indi, mbremjen e djeshme.
Siç raportojnë mediat e huaja, mëngjesin e të premtes rreth 67 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e mbikalimit. Rreth 80 persona kanë mbetur të lënduar.Mbikalimi ishte projektuar për të lehtësuar trafikun por shëmbja e blloqeve të çelikut zuri nën vete një sërë biznesesh dhe njerëzish. Operacioni për shpëtimin e njerëzve ishte i vështirë dhe policia e Kalukutës, përdori qen dhe kamera për të gjetur njerëzit që kishin ngelur nën rrënoja. Kontrata për ndërtimin e këtij mbilkalimi është nënshkruar në vitin 2007 dhe duhet të përfundonte brenda 2 vitesh.