Projekti i Bashkisë Lezhë për prishjen e stadiumit Besëlidhja dhe kthimin në parking nëntokësor dhe mjedis atraktiv për qytetaret, solli debate mes opozites dhe kryebashkiakut Pjerin Ndreu në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku thotë se është një vendim i pakonsultuar me qytetaret e grupet e interesit, duke akuzuar bashkinë për betonizimim të qytetit.Ajo kërkoj revokim të vendimit për prishjen e stadiumit Besëlidhja dhe rikthimin për rishqyrtim të kësaj çështje.
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se ka një projekt që është dakortesuar edhe me qeverinë, por ende nuk ka një vendim për prishjen e stadiumit.
Projekti i Bashkisë Lezhë parashikon shembjen e stadiumit për ta kthyer këtë zonë në një mjedis atraktiv për qytetaret, ndërsa impiantet sportive përfshire dhe stadiumin e ri do të ndërtohen në një zonë periferike.