Një 33-vjeçar humbi jetën ndërsa 14 të tjerë u plagosën nga shembja e urës në Patra të Greqisë. Ky është bilanci i fundit nga mediat greke.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes gërmadhave në vendin e shembjes, ku ka rënë edhe një eskavator.

Ende nuk dihen shkaqet e shembjes së urës që ndodhi mesditën e 23 korrikut 2023, ndërkohë policia ka ndaluar 4 persona.

Bëhet fjalë për dy operatorët e mjeteve të rënda që po kryenin punimet në momentin e shembjes së urës, përgjegjësi dhe një punonjës tjetër.

Nga dëshmitë e para bëhet e ditur se poshtë urës në momentin kur ka ndodhur shembja ka qenë një grup romësh.

Ende nuk dihet si ka ndodhur shembja ndërkohë që ura ndodhej në hyrje të Unazës që është në ndërtim e sipër prej dy vitesh.

Artikulli paraprak60% E SHQIPTARËVE NUK JANË NË GJENDJE TË PËRBALLOJNË NJË JAVË PUSHIME
Artikulli tjetërPËRGJAKET AKSI LEZHË-SHKODËR, MAKINA PËRPLASET ME ZETORIN, 2 TË VDEKUR DHE 1 I PLAGOSUR