Në Mirditë, shirat kanë krijuar një situatë shqetësuese për banorët e njësisë administrative Kaçinar. Në këtë mënyrë aksi prej 16 kilometër Rrëshen-Bukmirë ka shembje përgjatë gjithë gjatësisë së saj. Shembja e rrugës në disa pjesë është një shqetësim edhe për banorët e njësisë Ungrej në Lezhë të cilët përmes Kaçinarit të Mirditës shkojnë drejt Rrëshenit.

Banorët thonë se segmenti Rrëshen-Bukmirë është i frikshëm dhe se me shumë gjasa do të izolohen me shiun e radhës ndaj kërkojne ndërhyrje. Banorët e Bukmirës dhe Kaçinarit që ju shërben kjo rrugë paralajmërojnë protesta, nëse nuk do gjendet një zgjidhje nga autoritetet.

Rruga Rrëshen-Bukmirë është ndërtuar në vitin 2017 nga kompania që shfrytezon Hidrocentralin në këtë zonë, por cilësia e dobët e punimeve bëri që investimi të dëmtohet brenda një kohe të shpejtë, duke penalizuar 6 mijë banorë të këtyre zonave.

 

Artikulli paraprakVIROZAT E STINËS, SITUATË E QETË NË REPARTIN PEDIATRIK
Artikulli tjetërMINISTRIA E ARSIMIT MERR NË SHQYRTIM 3 PIKAT E PETICIONIT TË PEDAGOGËVE