Në kishën e motrave Stigmatine në Shkodër u përkujtua 800 vjetori i marrjes së varreve të shenjta në malin La Verna nga Shën Françesku i Asizit. Arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra në predikimin e tij tha se shqiptarët duhet të shohin secili punën e vet dhe të mos merren me fenomene negative….

Arqipeshkëvi Massafra duke folur për luftrat që po zhvillohen në Ukrainë apo Gaza, tha se është e padrejtë që të vriten të pafajshëm dhe se lufta për territor nuk është në Ungjillin e shenjtë….

Në predikim Massafra kërkoi që të gjithë të jenë më afër Zotit dhe të jenë shëmbëlltyrë e Atit të Shenjtë…

Në Shqipëri festa e varreve të Shën Françeskut është e veçantë posaçërisht për motrat Stigmatine, të cilat mbajnë emrin e varrëve që njihen ndryshe si stigmat e shenjta. Kjo festë është ndarë në dy momente kryesore. Në kishën e motrave stigmatine në Shkodër ka qenë adhurimi i të Shenjtërueshmit Sakrament së bashku me lutjen e Mbrëmësores si dhe mesha e shenjtë. Françesku i Asizit lindi në vitin 1181 dhe vdiq në moshën 45 vjeçare në vitin 1226. Ai u mundua të jetonte rreptësisht, deri në imtësi sipas shëmbëlltyrës së Jezusit duke u cilësuar edhe si Jezu Krishti i dytë ndërsa themeloi Urdhërin Françeskan që vijon edhe në ditët e sotme.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË NË MOSHËN 44-VJEÇARE GERTI BOGDANI!
Artikulli tjetërEFEKTIVË TË RINJ NË REPARTIN ZJARRËFIKËS