Besimtarët katolik të Shkrelit në Malësinë e Madhe dhe të Velipojës festojnë festën e shenjtë të Shën Kollit. Në kishën e Shkrelit u kremtua mesha e shenjtë e kësaj feste ndërsa i ftuar për të udhëhequr meshën ishte ipeshkëvi i Vau Dejësit monsinjor Simon Kulli i cila dha disa mesazhe të forta për vështirësitë në të cilat ndodhet shoqëria shqiptare e cila sipas klerikut po rrezikon të mbytet në një det me ujra të këqija.
Monsinjor Kulli tregoi se cila është thirrja e kishës por edhe e Shën Kollit që të gjithë besimtarët e krishterë të jenë të shenjtë në jetën e tyre.
Mesha e shenjtë nga kisha e Shkrelit në Malësinë e Madhe u transmetua drejtpërdrejtë nga Star Plus Televizion.