Martiri dhe Apostulli i shekullit të parë “Shën Pali” gjatë udhetimeve të tij në Iliri mendohet se ka vizituar edhe Lezhën e Sarden. Këto të dhëna të rëndësishme historike janë dokumentuar nga shkrimtari dhe Studiuesi Thanas Gjika i cili i ka hedhur në një liber të titulluar “Disa Korigjime në Shënimet Sqaruese dhe Hartat e Dhiatës së re”.

Ky botim u prezantua në Lezhë, në një aktivitet të organizuar në Kishën ku është mbajtur Kuvendi i Arbrit në Mërqi e cila është në restaurim të plotë, ndërsa të pranishem ishin klerik, studiues e banor të zonës.

Këta të dhëna mjaft të rëndësishme që kanë lidhje me historinë Iliro-Arberore janë mjaft domethenese për klerin katolik në Shqipëri dhe sidomoes rajonin e Lezhës, pasi për herë të parë del në dritë një fakt mjaft i rëndëishem për Shën Palin.

 

Artikulli paraprakAKSIONI PËR LIQENIN, NJË “VRIMË” NË UJË NGA INSTITUCIONET
Artikulli tjetërPREMTIMI I RAMËS: PAVARËSISHT VËSHTIRËSIVE, DO RRISIM SËRISH RROGAT E MJEKËVE DHE INFERMIERËVE