Në festën e Shën Rrokut në Shirokë që kremtohet çdo 16 gusht, arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra iu bashkua lutjeve të kardinalit të Izraelit për një paqe me Palestinën për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme atje.
Festa e Shën Rrokut në Shirokë bashkon besimtarët katolik vendas dhe ato të kthyer nga emigracioni. Arqipeshkëvi Massafra përcolli edhe disa mesazhe gjatë predikimit të tij që të gjithë të jemi më të mirë në sjelljet dhe veprimet tona.
Shën Rroku ishte një shenjt i cili thuhet se ndaloi përhapjen e sëmundjes së murtajës gjatë shtegtimit të tij në Europë ku mendohet se ka qenë pikërisht edhe në Shirokë, aty ku ndodhet edhe kisha që mban emrin e tij dhe ku çdo vit kremtohet mesha e shenjtë.
https://youtu.be/8Yjahdt7SWY