14 shkurti, dita e të dashuruarve që në mbarë botën njihet si festa e “Shën Valentinit” është festuar edhe në qytetin e Shkodrës.
Të rinj por jo vetëm, kanë festuar në mënyrat nga më të ndryshmet ditën e të dashuruarve. Shkodranët, çifte të ndryshme tregojnë jo vetëm ndjenjat dhe mënyrën se si festojnë por edhe sekretet e dashurisë. Legjenda thotë se Shën Valentini bëri martesë ilegale dhe ai u burgos dhe roja i burgut kishte një vajzë e cila ishte e verbër dhe ai e shëroi atë, dhe ata te dy u dashuruan në njëri tjetrin dhe prifti para se të vdiste i dërgoi vajzës nje letër që ia shprehi ndjenjat e tij dhe kjo ditë u quajt dita e Shën Valentinit dhe festohet në shumë vende të botës.