Qëndra shëndetësore në “Shtoj të Vjetër” është pasqyra e vërtetë e shëndetësisë në vendin tonë.

Kjo godinë që shikoni u ndërtua 20 vite më parë për të shërbyer si qëndër shëndetësore por nuk u mor dorëzim nga drejtuesit vendor në atë kohë, ndërsa tani është abandonuar dhe të ngjason me stallë bagëtish.

Ndërsa shërbimi shëndetësor për zonën është menduar që të zhvendoset në këtë godinë e cila është e shkatërruar por një organizatë ka menduar që të investojë ku është menduar që dy dhoma të fuksionojnë për qëndër shëndetësore ndërsa ambienti tjetër të shfrytëzohet për aktivitete të ndryshme për nxënësit e shkollës 9 –vjecare.

Por kjo sipas mjekut të zonës nuk është zgjidhje sepse nuk mund të kryhen vizita ndërkohë që nxënësit zhvillojnë aktivitetin e tyre në një ambjent të përbashkët.

Një banor i zonës në formë bamirësie prej vitesh e ka lëshuar banesën e tij në shërbim të shëndetësisë.Aty momentalisht është qëndra shëndetësore jashtë të gjitha kushteve teknike, ndërkohë që shteti nuk i ka paguar qeranë të zotit prej 4 vitesh.

Një prej banorëve tregon se ia kërkon nevoja që ti kryej vizitat për fëmijët e tij në Shkodër , sepse gjatë dimrit uji dhe i ftohti depërton në të 4 anët.

Në slogane partiake është thënë për shëndetësi falas dhe shërbim modern , në fakt realiteti flet për një mjerim që këto kushte vetëm në vendet e botës së tretë mund të hasen.

 

Artikulli paraprakDHURO GJAK, TË SHPËTOSH JETË!
Artikulli tjetërMETA DEKORON KARDINAL ERNEST TROSHANIN