Kjo e hëne ka zgjuar për te gjithë teleshikuesit e Info Plus interesin për shëndetësinë, problematikat e saj por edhe shqetësimet e personelit.
I ftuar ne studio, ka qene kryetari i sindikatës se shëndetësisë, Paolo Kaceri, i cili ka bere publik edhe njehere tjetër problematikat qe shqetësojnë shëndetësinë ne Shkodër. Por Info Plus, ka pasqyruar drejtpërdrejte nga spitali rajonal i Shkodrës, problematikat dhe opinionet e qytetareve. Sindikatat ne Shkodër, kane paralajmëruar protestën e radhës me 3 Dhjetor ne orën 16:00, nje proteste me karakter social dhe ne shërbim te qytetareve dhe te drejtave te tyre.