Në Shkodër janë shtuar rastet e fëmijëve që nga 12 vjeç dhe deri në 18 vjeç të cilët janë të prekur nga problemet e shëndetit mendor si shkak i konsumimit të lëndëve narkotike. Një gjë të tillë në ditën botërore të shëndetit mendor e bëri të ditur mjekia Erida Rusi, shefe shërbimi e shëndetit mendor në spitalin psikiatrik të Shkodrës e cila thotë se rastet edhe tek të rriturit janë rritur ndjeshëm.
Në ditën botërore të shëndetit mendor Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër organizoi një aktivitet me qëllim ndërgjegjësimin ndaj kësaj sëmundjeje.
Në çdo rast, qoftë edhe të shenjave të para të ankthit ajo që këshillohet është që çdo kush të kërkojë ndihmë mjekësore dhe psikologjike si e vetmja mënyrë për të shmangur problemet e shëndetit mendor.
Edhe në rang kombëtar mbetet shqetësuese shtimi i rasteve të të prekurve me problemet e shëndetit mendor. Sa i përket Shkodrës është ndër qarqet me numrin më të lartë në rang kombëtar.