Numri i përsonave të prekur nga problemet e shëndetit mendor ka ardhur në rritje në Qarkun e Lezhës.Alarmi është dhënë nga drejtuesit e Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Shërbimit Social Shtetëror, gjatë një aktiviteti sensibilizues për këtë sëmundje që u zhvillua në Lezhë.Për tju ardhur në ndihmë përsonave me probleme të shëndetit mendor, janë ndërmarrë një sërë veprimesh si ofrimi i trajnimeve si dhe janë ngritur shërbimet bio psiko-sociale në qendrat shëndetësore.

Të pranishem në këtë aktivitet, bluzat e bardha dhe përfaqësuesit e intitucioneve përcollen mesazhe sensibilizuese dhe vunë theksin tek kontrollet mjekësore për trajtimin e kësaj sëmundje.

Në aktivitetin e organizuar në Lezhë në kuader të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, u përcollen mesazhe të ndryshme sensibilizuese si dhe u shpërndanë broshura për qytetaret.

Artikulli paraprakIZRAELI NË LUFTË, 11 SHQIPTARË KTHEHEN NË SHQIPËRI PËRMES NJË FLUTURIMI TË ORGANIZUAR NGA MALI I ZI
Artikulli tjetërARRESTOHET SHEFI I KOMISARITIT KURBIN