Vetëm një ditë ka mbetur nga nisja e sezonit të ri shkollor por situata në shkollën 9-vjeçare “Tringë Smajli” në fshatin Grudë e Re nuk ka ndryshuar aspak.

Mjediset e shkollës vijojnë që të jenë totalisht të amortizuara ndërsa 500 nxënës pritet që të futen në atë godinë që nuk ofron as kushtet më minimale. Edhe pse uji i pijshëm është i ndotur në rezervar apo banjot janë të tejmbushura me mbeturina, drejtoria e shëndetit publik në Shkodër nuk ka asnjë informacion për gjendjen e asaj shkolle ndërsa nuk ka patur as ankesa. Kështu shprehet Burim Gjyli, përgjegjësi i shëndetit mjedisor. Shkolla 9-vjeçare “Tringë Smajli” prej kohësh ndodhet e amortizuar por nuk është bërë asnjë investim. Edhe pse prindërit dhe nxënësit kanë bërë disa herë apel që të përmirësohen kushtet në atë shkollë një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Edhe institucionet përgjegjëse kanë mbyllur sy e veshë duke bërë sikur shkolla “Tringë Smajli” nuk ekziston.

Artikulli paraprakKURBAN BAJRAMI, ZEF HILA URON BESIMTARËT
Artikulli tjetër“BUSHAT, 25 KURBANË PËR BANORËT NË NEVOJË”