Ekzekutimi i biznesmenit dhe Anëtarit të Këshillit Bashkiak të Lezhës Ardian Nikulaj një ditë më parë në Shëngjin, vijon të mbetet pa autor.Që prej momentit të ngjarjes janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa përsona, por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmet e autorit.Nga kçyrja e kamerave të sigurisë autorit mendohet të ketë ardhur nga Shkodra dhe duket duke lëvizur me nja motorr “Skuter”, kamufluar me skafander dhe një jelek fosforishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore.

Pasi kryen krimin ai largohet sërish qetësisht me motorr, duke ndjekur të njejtin intenerar përgjatë superstrades në drejtim të Shkodrës dhe në zonen e Gjadrit humbet gjurmet.Në këtë pikë ku nuk ka as kamera në rruge mendohet të jetë ndihmuar dhe nga përsona të tjere për tu larguar.

Për të realizuar atentatin ndaj 50-vjeçarit Nikulaj mendohet të kenë bashkëpunuar me njëri tjetrin njësëre përsonash, të cilet kanë ndjekur lëvizjet e objektivit, duke sinjalizuar autorin për të kryer vrasjen, pikërisht në momentin kur ka hyre në lokalin CORAL në pronësi të tij në vijen e parë të bregdetit të Shëngjinit.Nga verpimet hetimore të kryera është dalë në konkluzionin se autori ka qenë një vrases, profesionist duke vepruar qetësisht pa lënë gjurmë dhe pa dëmtuar përsona të tjere që ndodheshin në lokal.Policia ka ushtruar kontrolle në disa vende nga ku mendohet të jetë larguar autori i ngjarjes, por pa arritur të gjeje prova që mund ti shërbejnë hetimit.

Ardian Nikulaj biznesmen dhe eksponenti politik në Lezhë u ekzekutua me pistolete mesditën e së mërkurës teksa ishte vetem në tavolinë në lokalin në pronëse të tij në vijen e parë të plazhit të Shëngjinit.Pista kryesore e hetimeve është përqëndruar tek hasmeria mes viseve që lidhet me vrasje te ndodhura vite më parë, por nuk përjashtohet munëdësia se krimi mund të ketë ardhur për shkak të konflikteve që lidhen me biznesnin.

Artikulli paraprakTAKIM PËR PASOJAT E COVID-19
Artikulli tjetërBECI: PROJEKTE PËR ZHVILLIMIN E SHKODRËS