Një 30-vjeçar nga Elbasani është gjetur i mbytur këtë të hënë pranë portit të Shëngjinit. Trupi i pajetë është konstatuar në det nga pushuesit të cilët kanë njoftuar policinë.

Viktima është M.I.rreth 30 vjeç, banues në Elbasan

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Informacion paraprak

Më datë 16.07.2018, rreth orës 09:45, në Shëngjin, në afërsi të portit Shëngjin, tek vendi i quajtur ” Skalierat” , është gjetur i mbytur në det shtetasi M.I.rreth 30 vjeç, banues në Elbasan.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakDITA E CRISTIANOS, PORTUGEZI PREZANTOHET SOT TE JUVENTUSI
Artikulli tjetërSKANDAL, SHQIPËRIA PA GJYKATË KUSHTETUESE