Emilano Frroku, vetëm 28-vjeç, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.

I riu ka rënë nga kati i 9 i objektit që po ndërtohet dhe si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur që të mbijetojë.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident në punë, ku fatkeqësisht ndërroi jetë një punëtor.

‘Rreth orës 7:30, dyshohet se gjatë punës, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati, shtetasi E. F., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.’- njofton policia.

Artikulli paraprakSOT SHËNOHET ‘DITA E EVROPËS’, RAMA: SHQIPËRIA, MË AFËR SE KURRË ËNDRRËS SË VJETËR
Artikulli tjetërINTERPELANCA PËR AMNISTINË, ALIBEAJ: MBI 110 DEPUTETË U BËNË BASHKË PËR TË NXJERRË TË KORRUPTUARIT NGA BURGU