Biznesmeni dhe politikani Ardian Nikulaj është mbajtur në vëzhgim prej të pakten 1 jave për ta ekzekutuar.Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditen e së mërkures në Shëngjin.Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga kçyrja e kamerave të sigurisë në zonë një ditë para ngjarjes, shihet një përson me të njejten veshje i cili qëndron për disa minuta përreth ambjenteve të kompleksit “Coral” në pronësi të 50-vjeçarit Nikulaj.Por për shkak të skafandes që mban në kokë identifikimi i tij është i pamundur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jetë e njëjti përson që ka kryer krimin e rëndë.
Përgjatë dy diteve janë kryer njësërë veprimesh hetimore si dhe janë bërë kontrolle në disa zona, por policia nuk ka arritur të gjeje asnjë prove që mund ti shërbeje zbardhjes së ngjarjes.Dyshimet janë se autori i cili mund të jetë vrases me pagesë ka bashkëpunuar dhe më përsona të tjere që e njohin mire zonen për të kryer krimin, ndërsa është treguar i kujdesshem dhe profesionist duke mos dëmtuar asnjë përson tjeter që ishte brenda lokalit në momentin e ngjarjes.
Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditen e së mërkures sapo kishte hyre dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijen e parë të plazhit të Shëngjinit.Vrasja vijon të mbetet pa autor, ndërsa viktima i cili ishte një përson mjaft i njohur në zonen e Lezhës u përcoll këtë të premte për në banesen e fundit.Në ceremonë mortore bëhet me dije se krahas të afermeve, kanë qenë të pranishem qindra qytetar si dhe politikan në nivel lokal dhe qëndror.