Një pallat shumëkatësh në Shëngjin të Lezhës ishte lidhur në mënyrë ta paligjshme me energjinë elektrike, dhe ndaj subjektit privat u mor masa administrative dhe kallëzim penal.Vijojnë kontrollet e strukturave të OSSH kundër abuzuesve të energjisë elektrike, me qëllim vendosjen e rendit ligjor dhe formalizimin e mëtejshëm të sektorit.

Nën drejtimin e Drejtorisë Rajonale OSSH Shkodër, në bashkëpunim me Departamentin e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, kanë zbuluar dhe proceduar në polici subjektin privat, pasi vidhte energji elektrike në zonën e Shëngjinit.

Nga kontrollet e ushtruara u konstatua një objekt banimi (pallat shumëkatësh), i cili ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik të OSSH, duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shoqërisë si dhe vepër penale, bazuar mbi kodin.

Rasti u ndoq në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente.

OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast në numrin e Cel:
👉069 414 1001 whatsapp/viber

Artikulli paraprakUJËSJELLËSI I DURRËSIT FALIMENTOI, META THIRRJE SPAK: PËRGJEGJËSIT E SKANDALIT, PARA LIGJIT
Artikulli tjetërBANORËT E BYPASS-IT PROTESTË PËR RRUGËN