Zjarri i rënë që prej pasditës së 21 korrikut, në Malin e Shëngjinit, kanë vijuar edhe gjatë ditës së merkures duke bllokuar edhe qarkullimin e njetëve në aksin Lezhë-Shëngjin, kjo përshkak të rrëshqitjëve të gurëve nga mali në afërsi të Knalles. Policia ka bollokuar njërin kah të këtij aksi në drejtim të Shëngjinit që prej orëve të para të mëngjesit, duke devijuar lëvizjen e automjëtëve nga rruga e Kunes.
Gjatë gjithë natës 8 zjarrfikëse të ardhura nga Mirdita, Kurbini si dhe dy nga Ministria e Brendëshme kanë luftuar me flakët, duke mbrojtur banesat dhe depozitat e karburantit që ndodhëshin aty pranë. Terreni i vështirë si dhe era e fortë kanë veshtirësuar punen e këtyre të fundit, ndërsa rreth mesnatës në zonë kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë të cilët kanë nisur të ndërhynë me mjete rrethanore. Operacioni për shuarjen e flakëve ka vijuar edhe gjatë gjithë ditës së sotme, ndërsa pasi është shmangur rreziku tek depozitat e karburantit vemendja është përqëndruar në lagjen “Nënë Tereza”. Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturen e Lezhës ka bërë të ditur se në orët e drekës zjarri në malin e Shëngjnit është lokalizur, ndërsa po punohet intensivisht për shuarjen e plotë të tij. Nga ana tjetër është bërë e ditur se shkak për rënien e këtij zjarri janë bërë ndezja e disa mbeturinave në afërsi të Knalles çka ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi në të gjithë masivin pyjor duke vënë në alarm autoritet në Lezhë. Gjithashtu si pasojë e temperaturave të larta ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike thuajse në gjysmën e rrethit të Lezhës. Dëmtimi i fidrave shkaktoi ndëprerje të energjisë nga ora 14:00 e ditës së djeshme e deri rreth mesnates së kaluar, ndërsa gjithçka u normalizur pas ndërhyrjes së punonjësve të OSHE-së.