Teksa kemi hyre në pikun e sezonit turistik, furnizimi me energji elektrike i Shëngjinit është kthyer në sfidë, pasi zgjerimit që ka njohur kjo zonë gjatë viteve të fundit shteti nuk i është përgjigjur me investime të reja.Rritja e konsumit të energjisë elektrike në këto ditë të nxehta vere, po sjell shpesh herë ndërprerje dhe luhatje të shpeshta të saj.

Në shumë zona të Shëngjinit rrjeti aktual, nuk e përballon ngarkesen dhe tensioni është mjaft i ulet duke sjellë dhe djegie të paisjeve të ndryshme në biznese dhe banesa private.Kjo situata është kthyer në shqetësim, pasi dëmet që po shkaktohen janë të konsiderueshme dhe askush nuk përgjigjet për kompensimin e tyre.Banor dhe pushues në Shëngjin kërkojnë investime të reja në rrjetin elektrik, për të shmangur problematikat që krijohen gjatë sezonit veror.

Aktualisht ngarkesa e energjisë elektrike në zonen turistike të Shëngjinit është në limitet maksimale.Në këto kushte është kërkuar ndërtimi i dy linjave të reja, për tju përgjigjur nevojes që ka kjo zonë turistike për energji, por këto investime nuk janë miratuar ende e ato që po i vuajnë pasojat janë abonentet, të cilët ndonëse janë pagues të rregullat të faturave të energjisë, nuk po e marrin shërbimin siç duhet.

Artikulli paraprakUKQ RIPARON POMPËN E UJIT NË TRUSH
Artikulli tjetërVRASJE NE LEZHE, VIKTIMA NIKOLIN LEKSTAKAJ