Grupi i parë i refugjateve nga vendet e treta pritet të mbërrijnë në Shëngjin me 1 gusht të këtij viti.Hapja dhe venia në funksion e dy qendrave në Shëngjin dhe Gjader konfirmohet edhe nga qeveria italiane pas një vizite në Shëngjin të nënsekretarit italian të Shtetit në Kryesinë e Këshillit, Alfredo Mantovano.I shoqëruar nga ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci. Ai ka inspektuar punimet ne qendrën e pritjes së refugjateve në Shëngjin dhe qendrën që do strehojë emigrantët në Gjader. Mantovano është shprehur se punimet kanë ecur sipas afateve të parashikuara për hapjen e qendrave.

Nënsekretari Mantovano, pasi vizitoi qendrën e parë të pritjes në Shengjin dhe qendrën në Gjadër, takoi personelin e Inxhinierëve Ushtarakë të Forcave Ajrore.Referuar marrëveshjes mes Shqipërise dhe Italisë porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ku do të ngrihet qendra e parë që do të shërbejë për identifikimin dhe regjistrimin e refugjatëve, ndërsa Gjadri do të jetë kampi për vendqëndrimin e tyre në pritje të përgjigjeve për kërkesat e azilit. Qendra pritëse do të ketë një kapacitet 3 mijë vende, ndërsa në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do t’i largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.

Artikulli paraprakTABELA/ OECD: SHQIPËRIA, VENDI ME PESHËN MË TË LARTË TË BANESAVE BOSH NË GLOB
Artikulli tjetërHIDHET SHORTEU I BIG MARKET LEZHË