Stuhia e një natë më parë solli këtë situatë në bregdetin e Shëngjinit. Ererat e fuqishme te cilat nisën në mesnatë të shoqëruara edhe me reshje shiu kanë shkaktuar dëmë të medha. Pemë të thyera, makina të dëmtuara, cadra dhe shezlone, këto janë vetëm disa nga pasojat që ka lënë pas stuhia që ka prekur këtë zonë bregdetare por jo vetem.

Banorët e Shëngjinit si dhe pronarë te bizneseve u shprehuen se janë ndjer të frikësuar nga ajo që kanë parë mbrëmë. Ajo që tregojnë ata është se stuhia zgjati për rreth dy orë dhe pothuajse shkaterroi gjithcka.

Për shkak të motit të keq në Shëngjin pjesa me e madhe e cadrave kane qene te mbyllura dhe prania e pushuesve ka qene e paket. Si pasojë e motit te keq qyteti i Lezhës por edhe një pjesë e madhe e fshatrave janë pa energji elektrike ku ka patur demtime ne rrjet.

 

 

Artikulli paraprakSISTEMIM- ASFALTIM I RRUGËS SË VARREZAVE NË MALI HEBAJ
Artikulli tjetërSHKODËR, NDALOHET 21 VJEÇARI, NË KËRKIM PËR 97 KG DROGË