Duke mbetur të çështja e sigurisë në plazhe, polumbarët e forcave speciale dhe policia kufitare vijojnë prej ditës së djeshme kërkimet për gjetjen e 18-vjeçarit, i cili u raportua i humbur në plazhin e Shëngjinit.
I riu dyshohet se është mbytur ditën e djeshme, në det, në zonën e Ranës së Hedhun.
18-vjeçari nga Kruja humbi kontaktet me familjarët pasditen e së dielës.Ishin pikërisht familjarët e tij që denoncuan rastin në polici, e cila nisi kërkimet për gjetjen e të riut.
Në vendngjarje janë angazhuar shërbimet e policisë Lezhë, policia kufitare si dhe polumbarë të Renea-s.