Shëngjini do të jetë epiqendra e të rinjve nga e gjithë bota në këtë fillim sezoni turistik.Në këtë zonë bregdetare do të mbahet edicioni i 4 i festivalit ndërkombetar i muzikes elektronike, i cili do të startoje me 1 qershor e do vijojë për 6 dite me radhe.Pervec argëtimit për të rinjte, ne kete aktivitet ku marrin pjese edhe turiste të shumtë nga e gjithë bota, synon që të promovoje mjedisin e paster si një mënyre për të kontribuar në komunitet.Në konferencen e parë në pritje të këtij festivali, Drejtuesi i UNUM, Mousa Ceesay, tha se e gjitha bëhet për të mbrojtur të ardhmen, duke përdorur mjete të riciklueshme dhe ushqime ekologjike.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela kumbaro tha se gjithcka po shkon drejt zhvillimit të qëndrueshem dhe për këtë është zgjedhur një zone shume e paster si bregdeti Shëngjinit, ndërsa kryebashkiaku i Lezhës Pjerin bën me ditur se nëpërmjet këtij aktiviteti është bërë promovimi i Lezhës në syte e të gjithë botes.

UNUM festival është një aktivitet që tërheq drejt Shengjinit mijera vizitore e turiste, duke i dhënë gjallëri kësaj zone turistike e cila ka njohur zhvillim të jashtëzakonshem gjatë viteve të fundit.

Artikulli paraprakIOANNIS SARMAS EMËROHET KRYEMINISTËR DERI NË RAUNDIN E DYTË TË ZGJEDHJEVE TË 25 QERSHORIT NË GREQI
Artikulli tjetërEDI RAMA TAKIM FALENDERUES NË LEZHË