Shëngjini do të jetë epiqendra e mbi 20 mijë të rinjeve nga e gjithë bota në këtë fillim qershori.Për të pestin vit radhazi në këtë zonë turistike do të mbahet festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike UNUM, i cili do të startojë me 6 qershor.Përgatitjet janë drejt fundit dhe sipas përfaqësuesit të UNUM Granit Berisha thotë se Lezha i ka përmbushur pritshmeritë e festivalit dhe ky organizim nuk do të ndalet edhe vitet e ardhshme.

Të pranishëm në konferencë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu thanë se të tilla aktivitete janë promotore të zhvillimit të turizmit.

“UNUM festival” i cili do të mbahet nga data 6 deri me 11 qershor është një aktivitet i rëndësishëm që tërheq drejt Shëngjinit mijëra adhurues të muzikës elektronike duke gjeneruar të ardhura për turizmin.

Artikulli paraprakSTAR KIDS – 05.06.2024
Artikulli tjetërRAMA ME MELONIN: SHQIPËRIA S’KA MAFIE SI CAMORRA E COSA NOSTRA! QËLLIMI I VETËM SULMOJNË MARRËVESHJEN PËR EMIGRANTËT NË KURRIZ TË SHQIPTARË