Të huajt po shfaqin interes për Shëngjinin jo vetem për pushime verore, por edhe për pasuri të paluajtshme.Krahas shqiptareve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Shëngjini po preferohet edhe nga evropianet të cilët po blejnë prona në këtë zonë turistike.Rana e Hedhur dhe Kunia janë zonat më të kërkuara thotë agjenti imobiliar Emirjan Lazri, ku pavarësisht rritjes së çmimit të apartamenteve me 25% kërkesat për blerje janë të shumta.

Zhvillimi që ka njohur Shëngjini falë investimeve të shtetit dhe privati si dhe promovimi që i është bërë turizmit në këtë zonë, po terheqin vemendjen e të huajve.

Numri i apartamenteve të ndërtuara vitet e fundit në zonen turistike të Shëngjinit është i konsiderueshem, por sërish nuk po plotësohen nevojat e tregut, ndërsa ata që po shfaqin më shumë interes janë Polaket, Gjermanet, Austriaket dhe Çeket.

Artikulli paraprak“VENDLINDJA NA BASHKON” NË UNGREJ
Artikulli tjetërBANORËT: OSHEE TË INVESTOJË NË BARDHAJ