Bashkia e Lezhes çeli kesaj fundjave zyrtarisht sezonin. Sheshi “Ëillson” u be promovuesja e kultures dhe mikepritjes per te gjithe ata qe do te zgjedhin kete bregdet per pushimet e kesaj vere.

 

Koncerti festiv i mbremjes i dha larmine aktiviteteve te organizuara me kete rast.Kreu i Bashkise Lezhe Fran Frrokaj premtoi se gjithcka do te jete me mire se vitin e shkuar ndersa tha se ne pikun e sezonit edhe infrastruktura rrugore do te jete e permirsuar.

 

Gjithashtu Frokaj foli per impulse te reja ne administrimin e turizmit dhe me kete rast prezantoi edhe administratorin e ri te shengjinit. Nga ana tjeter Administratori i ri i sapo emeruar Gjoke Caci shprehu gadishmeri per permiresimin e kushteve dhe kerkoj angazhim te te gjitheve ne kete drejtim.

 

Ne kete mbremje te celjes se sezonit u prezantuar edhe punime te ndryshme artizanale, nga artizane te ndryshem. Festimet me kenge valle dhe interpretime te ndryshme vijuan deri ne mesnate, duke dhuruar argetim per pushuesit qe kane zgjedhur bregdetin e Leshes.

 

Artikulli paraprakKREMTOHET DITA E TRINISË SË SHENJTË
Artikulli tjetërMOLLA: UJËSJELLËSI I RETHINAVE NË 2019-ën