Shëngjini është bërë gati për sezonin turistik të këtij viti dhe hapja zyrtare e tij do të bëhet te shtunen e 3 qershorit.Konfirmimi ka ardhur nga nënkryetari i Bashkisë Lezhës Ermal Pacaj, sipas të cilit ka përfunduar pastrimi dhe sistemimi i reres dhe bizneset po vijojnë me vendosjen e çadrave dhe shezlongeve.Rritja e standarteve në pasterti dhe siguria në plazhe do të jenë prioritet e këtij sezoni turistik thotë Pacaj.

Krahas bregdetit, vemendje do të ketë dhe në turizmin historik, religjoz e gastronomik thotë nën kryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj.

Numri i vizitoreve dhe turisteve në Lezhë ka ardhur gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit, por kërkohen më teper shërbime për të shkuar drejt një turizmi elitar.

Artikulli paraprakKTHIMI I BASHËS NË KRYE TË PD? BERISHA SHKRIHET SË QESHURI: ËSHTË VEGËL NË DUAR TË RAMËS
Artikulli tjetërE QUAJTI ‘PENG I RAMËS’, LULZIM BASHA I PËRGJIGJET BERISHËS: SB SHPIK ARMIQ PËR TË MBULUAR DËSHTIMIN