Keto jane pamjet e Shëngjinit, këtë të shtune. Pavarësisht motit të paqendrueshem, fundjave ka tarhequr pushues të shumtë drejt bregdetit.

E gjithë zona turistike nga Rana e Hedhur dëri në Kune ishte e populluar me pushues, kryesisht të ardhur nga Kosova. Ata thonë se Shëgjini i ka përmbushur ne maksimum pritshmeritë e tyre, por kërkojnë me shune hapësira publike ne plazh.

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht që prej fillimit të muajit qershor, por për shkak të motit të paqendrueshem numri i pushueve ka qenë i ulet, duke dhene ndikim mjaft negativ tek biznesi vendas.

Artikulli paraprakHAPËSIRAT PUBLIKE, BIZNESET DORËZOJNË SHKRESAT NË BASHKI
Artikulli tjetërINFEKSIONET NË PISHINA, HYSA: KUJDES HIGJIENËN!