Stina e vjeshtës dhe moti i paqëndrueshëm, nuk e mbyllën sezonin turistik në Shëngjin.Vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune vijon të jetë e populluar me pushues edhe në këto ditë të para të muajit shtator.

Operatoret turistik thonë se pronotimet për shtatorin janë të kanaqshme, ndërsa po përdorin oferta me çmime të ulura për të joshur pushuesit, kryesisht shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, por nuk mungojnë as të huajt të cilët kanë zgjedhur këtë periudhe për pushime.

Shëngjini është kthyer një nga destinacionet turistike më të pëlqyera dhe numri i turistëve vit pas viti po shënon rritje.Sfida e operatorëve dhe pushtetit vendor është zgjatja e sezonit turistik përtej 3 muajve të verës.

Artikulli paraprakPLAZH EDHE NË SHTATOR NË VELIPOJË
Artikulli tjetërÇEKËT NUK DUAN SURPRIZA, RIVALËT TANË KËRKOJNË VETËM FITOREN NDAJ KUQEZINJËVE