Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet i PD-së, Tritan Shehu iu është bashkuar urimeve me rastin e Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Shehu teksa vlerëson figurën dhe kontributin e shenjtores, thekson se ajo ishte një shqiptare, personaliteti me i fuqishëm e i spikatur i kombit tone në këtë periudhe te historise.

MESAZHI I SHEHUT

Nene Tereza e Shenjte, 5 vite me pare!
Nje mesazh i qarte boteror ky, per ate personalitet te ndritshem te njerezimit mbare, per vepren, mesazhet, trashegimine qe krijoi e la pas.
Nene Tereza pa asnje dyshim eshte vendosur krahas figurave me madhore te epokes moderne si Papa Gjon Pali i dyte, Presidenti Regan etj, me vlerat e pa llogariteshme ndaj njerezimit mbare.
Dhe Ajo ishte nje shqiptare, personaliteti me i fuqishem e i spikatur i kombit tone ne kete periudhe te historise.
Kjo jo thjesht duhet te na beje krenare.
Por duhet te na ushqeje me besim e optimizim per cfare ky komb mund te realizoje ne perpjekjet e tij per vlera, demokraci, liri, ne rrugetimin tone drejt asaj shoqerie, qe bazohet mbi keto principe, asaj Europiane e Perendimore.

Artikulli paraprakSHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS/ “DITË KRENARIE”, BASHA: SHNDËRRIMI I MISIONIT TË SAJ NË MISIONIN TONË, NXITJE PËR TË BËRË MË SHUMË PËR ATA QË JANË NË NEVOJË
Artikulli tjetërSAMITI SOT NË ROMË/ G20 DISKUTON PËR PANDEMINË E COVID-19 DHE QASJEN NË VAKSINA