Greta Bardeli, Kryetarja e Qarkut te Shkodres, ka falenderuar Nuncin Apostolik, per mesazhin e percjelle nga Papa Francesku per Shenjterimin e shpejte te Nene Terezes.
Gjate letres se falenderimit, zonja Bardeli, eshte shprehur se ky eshte nje lajm i madh per te gjithe shqiptaret, qe nobelistja shqiptare do te shenjterohet nga Ati i Shenjte.
Letra e Plote:
I nderuar Shkëlqësia Juaj,
Me shumë emocion dhe dashuri kam marrë lajmin e mirë, që Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, të enjten pasdite, ka ratifikuar, njohjen e mrekullisë që i atribuohet Nënë Terezës së Kalkutës dhe urdhëroi të shpallë dekretin e shenjtërimit të saj.
Na lumturon të gjithëve fakti se murgesha me origjinë Shqiptare, që ndriçoi njerëzimin me fisnikërinë e Saj, me një zemërgjerësi të madhe e shpirt bamirësie të pakrahasueshëm, së shpejti do shenjtërohet.
Ndaj dhe në këtë çast, më vijnë ndër mend fjalët e Saj kur thotë, Gëzimi e Lutja: Gëzimi dhe Forca, Gëzimi dhe Dashuria,… me shumë dhuron ai, ….që dhuron… me dashuri.
E në këtë kontest, vepra e Saj Madhore e fjalët e Saj Tingëlluese, puna e Saj e Palodhur, do jenë gjithnjë rrezatuese e frymëzuese në mbare botën por veçanërisht për ne, qytetarët e qarkut Shkodër dhe bashkëkombësit e Saj.
Ajo do vazhdojë të shpërndajë Forcë e Gëzim, Solidaritet e Shpresë, Dashuri e Paqe, për të gjithë shqiptarët ngado që janë.
Me shumë Mirënjohje
Greta Bardeli
Kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër