Nis mesha per 3-vjetorin e Shenjtërimin e Nënë Terezës në Katedralen “Shën Pali”. Mesha drejtohet imzot Georgo Frendo, i cili në fund ka dhënë edhe një mesazh për situatën politike në vend.

“Cfarë do na mesojë nëse vjen sot? Së pari besoj se ka një mesazh shumë të rëndësishëm për dinjitetin e gruas. Në personin e saj ne shohim dhe dinjitetin e gruas. Ky është një mesazh i rëndësishëm ku në disa mjedise shqiptare gruaja është bërë më shumë si shërbëtore sesa një njeri që ka dinjitetin e vet. Mesazhi i saj për botën e sotme të shohim dinjitetin e çdo njeri pavarësisht mga rraca apo ngjyra.

Sot në një shoqëri që po bëhet çdo ditë edhe më shumë anonime. Nënë Treza na tregon se në fytyrën e çdo njeri të shikojmë imazhin e Zotit, dhe atë që bëjmë me një person në nevojë, na bën të shohim fytyrën e Jezu Krishtit. Një tjetër mesazh i saj është që të jemi të vëmendshëm ndaj nevojave të shoqërisë, mos të jemi indiferent.Të angazhohemi për paqe, po përjetojmë një moment tensioni më Shqipëri, le të lutemi për të gjithë ata që kanë përgjegjësi për këtë gjendje”, u shpreh imzot Georgo Frendo.

Artikulli paraprak“FOTO E DITËS”, SHBA E PËRKUJTON NË MËNYRË SPECIALE SHENJTOREN, NËNË TEREZA
Artikulli tjetërSHKODËR, KRENOHEMI ME SHËN NËNË TEREZËN