Papa Françesku pritet të nënshkruajë sot dekretin për shenjtërimin e Nënë Terezës Papa pritet të bëjë edhe shpalljen e datës për shenjtërimin e Nënë Terezës.

Ndër datat e mundshme mendohet të jetë 5 shtatori, dita e vdekjes së shenjtores. Zyra e shtypit e Vatikanit informon se do të firmoset më 15 Mars 2016 në ora 10.00 në sallën Concistoro në Pallatin Apostlik të Vatikanit. Firmosja e këtij dekreti nga Ati i Shenjtë pritet me mjaft interes pasi në të do të përcaktohet jo vetëm data por dhe vendi ku do të zhvillohet ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës. Pak muaj më parë Peshkopët Indianë i kanë kërkuar Atit të Shenjtë që ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës të zhvillohet në qytetin e Kalkutës, në Indi, në vendin ku ajo ka zhvilluar aktivitetin e saj bamirës e fetar. Por gjithashtu kjo ceremoni konsiderohet si një nga eventet më të rëndësishme në Vatikan në këtë Vit Jubilar të Mëshirës. Më 17 dhjetorin e kaluar Papa Francsko ka firmosur dekretin për njohjen e mrekullisë së kryer nga Nënë Tereza në shërimin e plotë nga një tumor në tru, në gjëndje mjaft të avancuar, të një besimtari nga dioqeza e Santos, në San Paolo të Brazilit. Më 19 tetor të 2003 Papa Gjon Pali i II e shpalli Nënë Terezën të “E lume” e sipas rregullave të së drejtës kanonike festa e saj kremtohet cdo vit më datën 5 shtator, në ditën e lindjes.

Artikulli paraprak8 VITE NGA TRAGJEDIA E GERDECIT, TAHIRI AKUZA GJYQESORIT
Artikulli tjetërMATURA SHTETERORE, SOT NIS APLIKIMI I FORMULAREVE A1 DHE A1Z