Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara, e cila ka vendosur që një prej stampave të tyre të jetë ajo e Shenjtores Nënë Tereza.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Meta thekson se shembulli i Nënë Terezës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë.

MESAZHI I METËS
“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”. 🙏🇦🇱
E përshëndes vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara për të stampuar këtë porosi të përjetshme dhe frymëzuese të Shenjtores Nënë Tereza, në nderim të veprës së simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor, shembulli i së cilës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë.

Artikulli paraprakRRITEN SHIFRAT E TË INFEKTUARVE NGA COVID-19/ 379 RASTE TË REJA DHE 1 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërLAJM I KEQ PËR FANSAT E LIONEL MESSIT, POCHETTINO: NUK E DIMË KUR DO TË JETË GATI TË DALË NË FUSHË. MBAPPE? MË DUHET MË SHUMË KOHË