Krahas Besëlidhjes në futboll, në Lezhë po arrijnë sukses edhe ekipet e grupmoshave.Një prej tyre është Shenkolli U-16 i cili po e mbyll fazen e parë të kampionatit me rezultate shumë të mire, ku në 8 ndeshje të luajtura ka njohur 7 fitore dhe një barazim dhe aktualisht ndodhet në vendin e parë në rënditje.Trajneri i ekipit Hasan Hoxha thotë se këta të rinj janë mjaft premtues për të ardhmen e futbollit lezhjan.

Lojtaret e U-16 Shënkolli janë të qartë në objektivat e tyre, që të dalin kampion të këtij sezoni futbollistik.

Shenkolli U-16 do të luajë këtë fundjave një sfidë mjaft interesante përballë Tiranës së vendit të dytë, ndaj dhe stafi drejtues kërkon mbështetjen maksimale të tifozerisë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, PREMIO PËR FITOREN NË “KLASIKE”
Artikulli tjetërARMANDO DUKA TAKIM ME BENET BECIN