Greqia ka regjistruar dy të infektuar me lijën e majmunëve. Siç shkruan “Zougla”, analiza gjenomike e dy kampioneve ka përfunduar dhe ato i përkasin llojit të Afrikës Perëndimore.

Pacientët janë në gjendje të mirë klinike dhe mbeten në izolim.

“Rreziku i sëmundjes mbetet i ulët për popullatën e përgjithshme dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të kufizuar përhapjen e sëmundjes”, kanë deklaruar autoritetet greke.

Artikulli paraprak“ARMËT QË PO I DËRGOHEN UKRAINËS PO SHITEN NË TREGUN E ZI”, LAVROV DREJTON “GISHTIN”: I KEMI PARË TË QARKULLOJNË NË SHQIPËRI DHE KOSOVË
Artikulli tjetërFOTOLAJM/ BERISHA DHE META HEDHIN PAS KRAHËVE TË SHKUARËN, SHIHEN BASHKË NË BAKU