Shënohet viktima e dytë në Maqedoninë e Veriut si pasojë e komplikimeve nga gripi sezonal. Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se gjatë fundjavës, një burrë ndërroi jetë për shkak të komplikimeve shëndetësore nga gripi sezonal derisa njëkohësisht vuante nga një sëmundje tjetër.

Viktima e parë ishte një vajzë 13-vjeçare e cila ndërroi jetë javën e kaluar në Klinikën e Fëmijëve. Momentalisht në Klinikën Infektive qëndrojnë të shtruar rreth 40 pacientë me grip, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik javën e kaluar regjistroi numër të lartë të rasteve me grip.

Të enjten përfaqësuesit e Komisionit për sëmundje ngjitëse do të shqyrtojnë mundësinë për mbylljen e përkohshme të shkollave, në rast se numri i rasteve me grip ka tejkaluar pragun normal të sezonit të gripit.

Artikulli paraprakMINISTRI I JASHTËM NË DETYRË CAKAJ DO TË ZHVILLOJË SO NJË VIZITË ZYRTARE NË KOSOVË
Artikulli tjetërDALIN HARTAT KU DO TË RINDËRTOHEN 7 ZONAT E REJA NË DURRËS, KAVAJË, KRUJË, LEZHË DHE VORË