Një 61 vjeçar në qytetin e Sarandës dyshohet se ka vdekur nga i ftohti. I moshuari është gjetur pa jetë pranë banesës.
Nga të dhënat paraprake të policisë së Sarandës mësohet se 61 vjeçari Xhezair Telo nuk kishte shenja dhune në trup dhe se dyshohet se ka vdekur nga i ftohti. Xhezair Telo punonte në kapitenerinë e Portit të Sarandës.