Shërbimet e komunikimit dhe të internetit në Rripin e Gazës janë plotësisht të ndërprera, njoftuan të martën tre kompani të internetit sipas CNN.

“Me keqardhje ju njoftojmë për një ndërprerje të plotë të shërbimeve të telekomunikacionit fiks dhe Internetit me Rripin e dashur të Gazës, për shkak të agresionit të vazhdueshëm. Ekuipazhet tona teknike po punojnë për të rivendosur shërbimet pavarësisht kushteve të rrezikshme në terren,” tha të martën një deklaratë e publikuar në llogarinë zyrtare të Facebook në Jawwal Group’.

Ooredoo dhe Paltel postuan deklarata të ngjashme në faqet e tyre në Facebook, ku të dy përmendin luftimet e vazhdueshme në Gaza. Faqja e monitorimit të internetit Netblocks tha për CNN të mërkurën se të dhënat e rrjetit tregojnë një kolaps të ri në lidhje në Rripin e Gazës.

“Telemetria jonë konfirmon një ndërprerje të re në lidhjen në Rripin e Gazës – incidenti i sotëm është në përputhje me ndërprerjet e mëparshme të internetit dhe telekomit dhe, si në incidentet e kaluara, ka të ngjarë të lërë shumicën e banorëve jashtë linje. Edhe kur ka njëfarë lidhjeje, shërbimi mbetet dukshëm nën nivelet e para konfliktit,” tha Netblocks për CNN në një deklaratë me shkrim.

Artikulli paraprakZJARRI PËRFSHIN BUJTINËN NË RUMANI, 5 TË VDEKUR, MES TYRE NJË FËMIJË
Artikulli tjetërKOSOVË, GJYKATA KUSHTETUESE I SHPALL TË PAVLEFSHME DISA NENE TË LIGJIT PËR PAGAT