Mbyllja e sporteleve dhe aplikimi vetëm online për shërbime të ndryshme ka krijuar pengesa tek mosha e tretë. Një gjë të tillë në praninë e zëvendës ministrit të brendshëm Besfort Lamallari e bën të ditur edhe Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni dhe drejtoresha e zyrës së gjendjes civile në Shkodër Vildana Gushta.

Zëvendës Ministri Lamallari lidhur me disa abuzime nga persona apo zyra private që u marrin të dhënat personale qytetarëve që nuk dijnë të përdorin teknologjinë tha se kjo gjë po monitorohet nga institucionet përgjegjëse.

Zëvendës Ministri Lamallari u shpreh se në çdo rast abuzime të marrjes së të dhënave apo pasëordit të e-albania që është një shkelje ligjore ftoi qytetarët që të denoncojnë këtë raste.

Në momentin kur zëvendës ministri i brendshëm vizitoi zyrat e gjendjes civile në Shkodër nuk kishte qytetarë në sportele por kjo nuk do të thotë se të gjithë kanë pranuar vendimin për të aplikuar online. Të paktën në Shkodër janë të shumtë ata qytetarë të moshës së tretë që nuk po marrin shërbime sepse nuk e kanë idenë sesi funksionon portali online e-albania dhe nuk dinë ta përdorin.

 

Artikulli paraprakKRIMET NË SHKODËR? ZV/MINISTRI: SHKODRA NJË QYTET I BUKUR
Artikulli tjetërHYN NË FUQI MARRËVESHJA E EKSTRADIMIT ME SPANJËN, POLICIA E SHTETIT NË KONFERENCË