Pastrimi do te jete fokusi kryesore drejtorise se sherbimeve publike ne bashkine shkoder per kete vit.
Drejtori alfred luleta ben te ditur se sherbimi i pastrimit do te zgjerohet ne te gjithe territorin sidomos ne zonen e velipoje ndersa eshte planifikuar edhe blerja e 400 kontenierve te tjere. Ndersa per ndricimin public dhe sinjalistiken do te kete nje rritje te fondit dhe investime ne rruget dytesore . Ne buxhetin e ketij viti, per sa iu perket sherbimeve publike, nje vemendje e vecante do ti kushtohet edhe gjelberimit dhe rehabilitimit te varrezave.