MJEKU GJON PREÇI: ËSHTË RRITUR NUMRI I TË SËMURËVE MENDOR NË SHKODËR. Qendra e shërbimit komunitar të psikiatrisë në qytetin e Shkodrës ka festuar 5-vjetorin e krijimit. Një festë me stafin dhe personat që trajtohen nga 4 qendrat komunitare u organizua në poliklinikën e specialiteteve. Mjeku psikiatër Gjon Preçi tha se është një vit jubile.
Shefi i qendrës komunitare të psikiatrisë thotë se ka rritje të numrit të atyre që diagnostikohen për shëndetin mendor. Gjatë prezantimit të punës 5-vjeçare të qendrës së shërbimit komunitar të psikiatrisë u tha se të paktën një herë janë trajtuar mbi 20 mijë të sëmurë mendor, një numër i konsiderueshëm që i përllogaritur në një vit shkon në rreth 4 mijë persona të diagnostikuar.