28 punonjës të shërbimit pyjor në Shkodër por edhe në të gjithë Shqipërinë kanë marrë urdhërin e lirimit nga puna.

Kjo shkresë zyrtare ka mbërritur tek secila prej drejtorive në të gjithë Shqipërinë, mes të cilave edhe në sherbimin pyjor të Shkodrës ku ministri i mjedisit Lefter Koka i ka bërë të ditur shkarkimin nga puna. Shkresa për lirimin nga puna për punonjësit e shërbimit pyjor është firmosur që me 31 dhjetor të vitit të kaluar por ka mbërritur tek këta punonjës me 15 janar të këtij viti. Shkak për këtë shkarkim nga puna tek drejtoritë pyjore siç edhe shkresa zyrtare bën të ditur është transferimi i fondit tëp agave nga Ministria e Mjedisit tek bashkitë përkatëse si pasojë e kalimit të administrimit të pyjeve tek bashkitë e reja. Në fakt e gjithë administrata e shërbimit pyjor është njoftuar që në nëntor të vitit të kaluar për shkarkimin nga puna për shkak të projektligjit të ri “për administrimin e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar në Republikën e Shqipërisë”. Nga njëra anë ministria e mjedisit ka liruar nga puna të gjithë punonjësit e shërbimit pyjor por nga ana tjetër ende nuk është mirtuar ligji i ri për fondin pyjor. Gjithsesi bashkia Shkodër ashtu si çdo bashki tjetër ka një drejtoritë të veçantë për mjedisin por ende nuk është strukturuar plotësisht ndërsa nuk dihet se çfarë do të bëhet me këto 28 specilistë të pyjores që kanë shumë vite në këtë fushë. Kompetencat bashkive ia jep ligji i ri për pushtetin vendor që ka hyrë në fuqi që me 1 janar të 2016-ës por sërish përsa i përket menaxhimin apo mënyrës se si duhet vepruar për pyjet, projektligji për fondin pyjor që ende nuk ka kaluar në parlament dhe ende nuk dihet se kur mund të miratohet mund të sjellë pengesa apo probleme të ndryshme. Problematika me pyjet është e madhe ndaj situata mund të vështirësohet duke patur parasysh këtë vakum të krijuar. Nga ana tjetër edhe vetë drejtues dhe përfaqësues të bashkisë Shkodër kanë pranuar se administrimi i pyjeve totalisht nga pushteti lokal është një sfidë e vështirë dhe një barrë e shtuar

Artikulli paraprakULJE DRASTIKE E ÇMIMIT TË NAFTËS, POR JO NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërPËRVJETORI I PESTË I “21 JANARIT” ENDE I PAZBARDHUR