Ashtu sic ishte paralajmeruar shërbimi I transportit urban në qytetin e Shkodres është bllokuar sot për rreth 2 orë.
Autobusët kanë qëndruar në stacionin e Bahcallekut ndërsa qytetarët u detyruan që të presin furgonë të rastit për të kryer punët e tyre.Janë rreth 40 punonjës të shoqërisë së shërbimit urban të cilët prej 2 muajsh nuk kanë marrë pagat,ndërsa kërcënojnë me përshkallëzim të protestave nëse nga bashkia e shkodrës nuk do të marrin përgjigje per zgjidhjen e këtij ngërci. Shoqëria e transportit Urban i ka tashmë të qarta kërkesat drejtuar bashkisë.Të rrisë subvencionin e për abonetë në 800 sic ka qënë më parë,të likujdojë subvencionimet e prapambetura si dhe largimin e furgonëve nga qëndra e qytetit.Nëse situata vijon e njëtë atëherë do të krijohet një kaos tepër I madh vecanërisht për fëmijët e shkollave dhe të moshuarit që banojnë në zonat periferike.