Shumë shpejt Shkodra do të ketë një lloj enciklopedie të sportit. Ai që ka ndërmarrë këtë nismë kaq të nevojshme është ish-shefi i sportit në Shkodër Dashamir Sherja që prej muajsh ka nisur punën dhe pas pak kohësh pritet edhe botimi i saj.

Sherja thotë se gjatë punës për enciklopedinë e sportit në Shkodër ka hasur vështirësi që kanë të bëjnë me rezultatet në periudha të ndryshme por edhe me emrat e sportistëve në disiplina të ndryshme, kjo pasi “Sport Klub Vllaznia” ka mungesë të theksuar informacioni.Ish-shefi i sportit jep disa detaje se si një ndeshje basketbolli 40 minutëshe është mbyllur me vetëm një kosh dy pikësh apo vitet ’80 kur Shkodra kishte ekipin e skiatorëve në Vermosh të Malësisë së Madhe.Enciklopedia e sportit që po përgatit Dashamir Sherja është mjaft e rëndësishme për një qytet si Shkodra që sportin e ka jetik, me shumë ekipe ndër vite, rezultate të arritura apo edhe figura të ndritura të sportit që sot brezi i ri jo vetëm se i ka harruar por shumë prej tyre nuk i njeh.

Artikulli paraprakSHERJA: VLLAZNIA DREJTUES MEDIOKËR, SITUATË E TURPSHME
Artikulli tjetër2 VITE PA SOKOL OLLDASHIN, HUMBJA E NJË POLITIKANI